Edon Zhegrova e marr pasaportën shqiptare (Dokument)

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportën e Shqipërisë. Ky veprim e afron atë edhe më shumë Juventusit.
Kjo pasi që nga viti i kaluar Serie A futbollistët shqiptarë nuk i klasifikon si të huaj.

Pas marrjes së pasaportës, Zhegrova do të llogaritet te Juventusi si futbollist vendor dhe nuk do të cënojë afatin kalimtar të Juves për të bërë blerje të huaja./Indeksonline/