75 Mall Live Search
16:43 / E Martë, 26 Gusht 2025 / MSH

Pas Gjermanisë, për Dimal Bashën vjen urimi edhe nga Mbretëria e Bashkuar!

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë thirrje që të vijohet tutje me formimin e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.

“Zgjedhja e një kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti.

I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re” shkroi ambasadori britanik./IndeksOnline/