75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Muja vendos të largohet, dy skuadra belge në garë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit shqiptar

Arbnor Muja ka vendosur të largohet nga Samsunspori, pasi nuk arriti ta gjente veten si titullar në formacion.

Mesfushori me tipare sulmuese humbi edhe vendin te Kombëtarja e Shqipërisë pas transferimit që bëri në Superligën e Turqisë, shkruan Indeksonline

Andaj, ai tashmë ka vendosur të largohet nga skuadra turke dhe ka shumë gjasa të rikthehet në Belgjikë.

Tashmë dy skuadra janë në garë për lojtarin nga Kosova.

Bëhet fjalë për STVV (Saint-Truidense) dhe Anderlecht, kjo e fundit shihet si favorite absolute për të firmosur me futbollistin.

26-vjeçari mund të trasnferohet me para-metra zero në kampionatin belg, por fillimisht duhet të bëjë marrëveshje me klubin turk për të ndërprerë kontratën.

Në të kundërtën, një transferim i tij mund të arrijë shifrat deri në e 2-3 milionë eurove./Indeksonline/