75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / SH

Zjarr në restorantin e dasmave në pronësi këngëtarit shqiptar

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë.

Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Me respekt,

Zef Beka