75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / KV

Arrestohet një person i dënuar për vjedhje dhe dëmtim të pasurisë në Fushë Kosovë

Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se sot, njësitet e stacionit policor në Fushë Kosovë kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresa gjykate.

I arrestuari, B.S., mashkull 45-vjeçar, ishte i dënuar për dy vepra penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej 2 viteve e 20 ditësh burgim.

Policia thekson se do të vazhdojë me aksione të tilla, me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për vepra penale, duke garantuar sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit./IndeksOnline/