75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Busquets bën tifo për Dembelen: Shpresoj që e fiton Topin e Artë, ka qenë më i qëndrueshëm…!

Futbollisti i Inter Miamit, Sergio Busquets ka dhënë një koment nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.

Ish-lojtari i Barcelonës shpreson që Ousmane Dembele të jetë fituesi i çmimit më të rëndësishëm individual, shkruan Indeksonline

“Shpresoj që Ousmane Dembele do ta fitojë Topin e Artë. Ai ka qenë shumë më i mirë se të tjerët këtë vit dhe më i qëndrueshëm.

“Ka edhe lojtarë nga Barça që e meritojnë, por nuk e di se çfarë do të vendosin ata që votojnë. Le të fitojë më i miri”, u shpreh Busquets

Kujtojmë që përveç Dembele, në garë janë edhe yjet tjerë si: Cole Palmer, Vitinha dhe Lamine Yamal./Indeksonline/