”Qefi më i madh se Stambolli”, Suhareka mposhtet nga Vushtrria por njofton se kanë fituar ndeshjen

Suhareka e ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Ligën e Parë.
Verdhezinjtë para tifzozëve vendas u mposhtën nga Vushtrria me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Një gol nga Theophilus Solomon dhe dy nga Paulo Cezar i sjellen fitoren skuadrës së Vushtrrisë.
Por Suhareka ka bërë një postim të çuditshëm në faqen zyrtare në Facebbok.
Ata kanë publikuar fotografin që ka përfunduar ndeshja me rezultat 0-3, por që dëshira e madhe për fitore ka bërë të ia huqin keq.
Në mbititull e paraqesin si fitore ndeshjen e sotme, me rezultat 2-0./IndeksOnline/
