75 Mall Live Search
18:13 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Organet e rendit japin versionin se si ndodhi ngjarja në kryeqytet (Foto)

Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur pasdite në kryeqytet, ku dy të rinj me veturën e tyre kishin rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe të policëve. Për të neutralizuar të dyshuarit, policia ishte e detyruar të përdorë edhe armën zyrtare për t’i qëlluar gomat e veturës së dyshuar, transmeton Indeksonline

“Rreth orës 16 e 30,  Policia e Kosovës ka tentuar të ndalojë dy të dyshuar me veturën e tyre “Citroen”, me targa të falsifikuara. Mirëpo të dyshuarit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe me veturën e tyre janë nisur në drejtim të “Kodrës së Trimave” duke rrezikuar vazhdimisht kalimtarët dhe policët. Policia me të marr informatën se vetura është në drejtim të “Kodrës së Trimave” e ka bllokuar rrugën, por vetura e dyshuar ishte futur më pas në trotuar, ka goditur një shtyllë dhe rrethojat e stacionit policor duke vazhduar në drejtim të zyrtarëve policor”, ka thënë për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit (ngasësit) përbenin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe  jetën e tyre domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme, duke shtënë në drejtim të gomave të automjetit.

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar dy personat e dyshuar që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi të njëjtit kanë pësuar lëndime nga aksidenti./Indeksonline/