75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Zviceranët i ka kapur paniku: Kosova po na e merr një tjetër yll!

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht është duke punuar për të sjell në radhët e veta lojtarë shqiptarë që janë rritur jashtë vendit.

I fundit që erdhi te Kosova është Leon Avdullahu, i cili u rrit në grupmoshat e reja “helvetike”, shkruan Indeksonline

Mediat në Zvicër tani kanë filluar të kenë panik, sepse FFK-ja është duke punuar shumë për ta bindur një tjetër lojtar t’i bashkohet “dardanëve”.

Bëhet fjalë për Albian Hajdarin. Mbrojtësi tashmë është transferuar në Hoffenheim dhe është bashkëlojtar i Fisnik Asllanit dhe Leon Avdullahut, tashmë dyshes së frikshme të Kosovës.

Hajdari ishte ftuar tri herë nga trajneri Murat Yakin, por nuk ka debutuar asnjëherë në ndeshje zyrtare dhe kjo ia mundëson që të bëjë ndryshim në të ardhmen.

Momentalisht Hajdari është duke menduar të zë vend në formacionin e klubit nga Bundesliga, ndërkohë FFK-ja po punon shumë për ta fituar këtë super mbrojtës.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Ndaj Zvicrës në Basel dhe Suedisë në Prishtinë./Indeksonline/