75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / F.R

Mosvotimi i nënkryetarit serb, Prattipati shihet teksa hyn në kuvend – raportohet për një takim me Osmanin

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë teksa hyn në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive të parlamentit.

Për këtë, raportohet se ajo do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimin me Osmanin, Prattipati është duke e zhvilluar para vazhdimit të seancës konstituive, proces i cili s’është përfunduar pasi që ende s’është zgjedhur nënkryetari i parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb.

Seanca pritet të fillojë pas pak për të vazhduar me punimet e saj.