Pse George Clooney anuloi angazhimet në Festivalin e Filmit?

George Clooney u sëmur gjatë promovimit të filmit të tij të ri “Jay Kelly” në Festivalin e Filmit në Venecia dhe u detyrua të anulonte angazhimet e tij.
Sipas THR, aktori dhe regjisori fitues i çmimit Oscar ka anuluar të gjitha paraqitjet e planifikuara në media, transmeton Indeksonline.
Një burim pranë aktorit i tha medias se Clooney nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte pushim.
Clooney u pa duke u kthyer në hotelin e tij rreth orës 4 të pasdites dhe gjithashtu anuloi një darkë me kastin dhe stafin e xhirimit./Indeksonline/
