75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Ardon Jashari humb ndeshjen ndaj Kosovës?

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari pritet të mungoj në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sot gjatë ditës, lojtari shqiptar pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve me Milanin, para ndeshjes së nesërme ndaj Lecce në Serie A, shkruan Indeksonline

Raportohet se Jashari ka pësuar një frakturë pas përplasjes me bashkëlojtarin e tij, Santiago Gimenez.

Ai tashmë zyrtarisht e ka humbur ndeshjen e ardhshme me ekipin italian, kurse dyshohet se do të mungoj edhe te Zvicra për ndeshjen ndaj Kosovës (5 shtator) dhe ndaj Sllovenisë./Indeksonline/