U kërkua nga shumë skuadra, Nick Woltemade e vazhdon karrierën në Premierligë

Sulmuesi gjerman, Nick Woltemade do të largohet nga Stuttgarti.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, skuadra e Newcastle United ka fituar garën për sulmuesin gjerman, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja me Stuttgartin është në fazat përfundimtare, ku transferimi i Woltemade do ti kushtojë rreth 90 milionë euro.
23-vjeçari ka pasur disa oferta por në fund ka zgjedhur skuadrën e Newcastle.
Në garë ishin edhe Bayern Munich, Inter, Chelsea, Arsenal, Liverpul e Atletiko Madrid.
Woltemade në sezonin e fundit me Stuttgartin shënoi 12 gola në Budesligën gjermane./IndeksOnline/