Hykmete Bajrami: Mustafa pritet të kthehet shumë shpejt në Kosovë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Kështu ka thënë deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë. Tani t’iu them të drejtën, mund të jetë kurreshtje e qyterarëve, ne kemi rpeferuar që të mos e bëjmë çështje publike se shëndeti është diçka që është e shenjtë dhe private”, ka thënë Bajrami.
Sipas saj, Mustafa është më mirë, ka progres shumë të madh në shëndetin e tij. “Nuk është se Mustafa është tërhequr dhe ka qenë pasiv, është në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e Kryesisë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë po ashtu se Isa Mustafa edhe gjatë kohës sa është duke qëndruar në Gjermani për shërim ka qenë i informuar për çdo gjë brenda partisë së tij.
Sipas saj, mungesa fizike e kreut të LDK-së nuk ka pasur ndikim negative në këtë parti.