Georgina shfaq unazën e fejesës në Venecia, zbulohet kostoja e vërtetë

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shfaqi unazën e saj të madhe të fejesës me diamant, ndërsa pozoi me të madhe në tapetin e kuq në Filming Italy Venice Award, dhe kostoja e vërtetë e unazës është zbuluar.
Georgina do të martohet zyrtarisht me futbollistin legjendar Cristiano Ronaldo, pasi ai i bëri propozimin për martesë një unazë diamanti 30 karatësh, e cila thuhet se vlen 3 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Bukuroshja tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me dantellë, i cili i nxirrte në pah format e saj trupore, i kombinuar me një gjerdan të trashë me diamante dhe disa vathë me diamante.

Ajo iu bashkua fytyrave të tjera të famshme në tapetin e kuq, përfshirë Kevin Spacey , 66 vjeç, aktorin e Spider-Man, Willem Dafoe, 70 vjeç dhe Alicia Silverstone, 48 vjeç./Indeksonline/