Policia e Prishtinës realizon 113 urdhëresa gjykate dhe shqipton mijëra gjoba gjatë javës së kaluar

Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, zyrtarët e saj kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në lokacione të ndara, duke realizuar 113 urdhëresa gjykate. Nga këto, 51 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe procedura të tjera.
Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e urdhëresave.
Aktivitetet policore përfshinë edhe kontrolle në segmente të tjera të sigurisë:
5 armë zjarri janë sekuestruar në periudhën e raportuar, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Janë shqiptuar gjithsej 4,745 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme, përfshirë 601 gjoba të evidentuara nga vetura inteligjente dhe radari mobil.
Policia thekson se aktivitetet e saj vazhdojnë për të garantuar rend dhe siguri në rajonin e Prishtinës./IndeksOnline/