Gjesti shfaqet me bylyzyk që kushton mijëra euro

Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Gjesti, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për aksesorin luksoz që mbante në dorë.
Ai është shfaqur me një byzylyk të markës Van Cleef & Arpels, një prej shtëpive më prestigjioze të bizhuterive në botë.
Ky detaj i rafinuar nuk është thjesht një aksesor mode, por një simbol i qartë i luksit dhe statusit.
Për ata që nuk e dinë, çmimi i këtyre byzylykëve zakonisht nis nga 3,500–4,000 €, ndërsa versionet më të rralla, të punuara me gurë të çmuar ose diamante, mund të arrijnë deri në 10,000–30,000 €+.
