75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Aktorja i jep fund beqarisë me modelen e njohur

Aktorja e njohur Chlow Moretz ka kurorëzuar dashurinë shumëvjeçare me modelen Kate Harrison, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje që zgjati shtatë vjet. Ceremonia e tyre u zhvillua gjatë fundjavës dhe u shoqërua me një atmosferë intime e romantike, sipas revistës Vogue, e cila ndoqi nga afër përgatitjet e çiftit.

Në ditën e madhe, Moretz zgjodhi të thyente traditën duke mos u veshur me të bardha, por me një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, të realizuar nga Louis Vuitton. Ajo e kombinoi veshjen me dorëza të gjata të së njëjtës ngjyrë, duke i dhënë një prekje unike look-ut të saj. Nga ana tjetër, Harrison u paraqit e veshur me të bardha, duke ruajtur një kontrast elegant mes tyre.

Në një intervistë për Vogue, aktorja e filmit “Carrie” u shpreh se nuk kishte pasur kurrë një vizion të qartë për një fustan dasme, por e dinte se nuk donte diçka tradicionale. “Nuk do të vishja të bardha, doja të dukesha ndryshe dhe të kisha një ndjesi të veçantë dhe mendoj se e arrita pikërisht këtë”, tha Moretz, duke shtuar se ndihej vetvetja me zgjedhjen e saj.

Pjesë e dasmës ishte edhe momenti i veçantë i provës finale në Paris, ku Moretz veshi fustanin e gjatë me saten dhe një vello në ngjyrë blu të çelët, duke përmbushur traditën e “diçkaje blu” në ditën e dasmës.