Ish-kryetari i Drenasit: Ramiz, shumë e ke keqpërdorur mosprezencën time qe 9 vjet, eja në debat!

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku i ka kërkuar ballafaqim kryetarit aktual, Ramiz Lladrovcit.
“Ramiz, shumë e ke keqpërdorur mosprezencën time qe 9 vjet.
Nëse don me debatu për periudhën 2008-2016 kur kam qenë unë dhe 2016-2025 kur jeni ju, caktoje orën dhe TV”-në, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Demaku është duke përkrahur kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarin.
