75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Habit reperi i njohur, bën sfilatë duke hipur mbi kalë

Reperi i njohur Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë.

Sfilata u mbajt në Hotel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.

Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftimin zyrtar thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa e tij aktuale në malet e Utah-ut.

Lucchese Bootmaker, një markë tradicionale teksane, siguroi çizmet për modelet. Vetë Post Malone veshi xhinse, kapelë kauboji, çizme me ngjyrë kafe dhe atlete aviatori.

Kjo dalje vjen pas bashkëpunimit të tij me SKIMS-in e Kim Kardashian, ku u shfaq si model në një fushatë për të brendshme.

Post Malone duket se po shtrin identitetin e tij artistik përtej muzikës, duke sjellë një “perëndim modern” në botën e modës. Me këtë koleksion, ai konfirmon se nuk është më thjesht një yll muzike, por edhe një emër i ri në industrinë e modës.