Orav dhe Blaj flasin për progresin e Kosovës në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj.
Me këtë rast, Orav i uroi Blajit mirëseardhjen në Kosovë, duke deklaruar se pret bashkëpunim të mirëfilltë, shkruan IndeksOnline.
“Kënaqësi që sot mirëpresim ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Orav në X.