75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Duel kundër bashkëlojtarit të tij tek Augbsburgu, ylli i Zvicrës: Jo vetëm Rexhbeçaj, ata janë të gjithë të fortë…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Fabian Rieder, u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Rieder u pyet për bashkëlojtarin e tij tek Augsburgu, Elvis Rexhbeçaj, shkruan Indeksonline

Rieder e vlerësoi komplet ekipin e Kosovës, dhe jo vetëm bashkëlojtarin e tij te klubi gjerman.

“Po luajmë kundër Rexhbeçajt, një shok i skuadrës. Por, ata janë të pocizionuar mirë në të gjithë ekipin dhe ne duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të fortë”, u shpreh lojtari helvetik.

Zvicra dhe Kosova luajnë të premten nga ora 20:45, në stadiumin e Baselit./Indeksonline/