Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për në Bazel

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bazel të Zvicrës.
Atmosferë fantastike në grupin e “dardanëve” para ndeshjes së rëndësishme, shkruan Indeksonline

Foda sot mbajti seancën e fundit, kurse nesër ekipi i Kosovës pritet të udhëtojë drejt Zvicrës.
Të premten nga ora 20:45, zhvillohet ndeshja kundër “helvetikëve”, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/