75 Mall Live Search
20:33 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Andoni Iraola trajner i Liverpulit

Andoni Iraola është zyrtarizuar si trajner i ri i Liverpulit.

Tekniku spanjoll ka nënshkruar kontartë dy vjeçare me skuadrën angleze, shrkuan IndeksOnline.

43-vjeçari do të jetë pasardhës i Arne Slot, i cli u largua pas një sezoni zhgënjyes.

“Jam shumë i emocionuar, shumë i emocionuar. Sepse sigurisht që e dini për Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Por, duke ndjerë brenda vetes dhe duke e kuptuar pak më shumë këtë klub, gjithmonë kam menduar se është një klub i veçantë. Nuk ke nevojë për shumë gjëra për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool.

Por padyshim atmosfera, mbështetësit, klubi, lojtarët, mundësia për mua të stërvit lojtarë të nivelit të lartë, mundësia për të luftuar për tituj. Mendoj se nuk mund të jetë më tërheqëse se kaq. Është e vështirë ta gjesh. Kështu që, jam vërtet i emocionuar që do të filloj.”, tha Iraola për faqen zyratre të klubit pasi nënshkroi kontratën./IndeksOnline/