LDK-ja e nis fushatën më 13 shtator në Prishtinë, Abdixhiku: Mblidhemi të gjithë, koha të ngrihemi sërish në këmbë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 13 shtator simpatizantët e kësaj partie do të mblidhen në Prishtinë për hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Abdixhiku tha se LDK-ja janë më të fortë dhe më të bashkuar, teksa shtoi se është koha të ngrihen sërish në këmbë.
“Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë. Sepse lodhja nuk na ndal, zhgënjimi nuk na mposht, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Koha të ngrihemi sërish në këmbë. Gjithandej në Kosovë. LDK përgjithmonë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit janë caktuar të mbahen më 12 tetor./Indeksonline/