75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Drecun nuk beson se Kosova do të zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, ka thënë se nuk beson që institucionet e drejtësisë në Prishtinë do të zgjidhin përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që u qëllua para selisë së partisë në veri të Mitrovicës.

“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili  do të mbyllte hapësirën për spekulime.

Drecun foli edhe për deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht. Drecun tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.

Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit, transmeton Klan Kosova.

 

Temat: