15:05 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Drecun tregon se Beogradi e ka kuptuar strategjinë e Kosovës për dialog

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, në ditën kur pritet që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Prishtina ka një strategji të harmonizuar.

“Është e qartë që Beogradi po përpiqet që të pranojë atë që ata duan dhe qëndrimet e bëra nga politikanët në Prishtinë nuk janë inkurajuese”, tha Drecun.

“Ata (politikanët kosovarë) do të përpiqen që t’i shmangen çështjes kryesore për ne – Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Drecun, shkruan Tanjug.

Sipas tij, brenda strategjisë së Prishtinës nuk ka diskrepanca dhe se synimi është që kërkesat të pranohen nga Beogradi.