75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Vdes Giorgio Armani

Është ndarë nga jeta ikona e modës, Giorgio Armani.

Dizajneri italian ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar kompania “Armani”, për BBC-në.

“Me hidhërim të pafund, Grupi Armani njofton ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së tij të palodhur lëvizëse: Giorgio Armani”, tha grupi në një deklaratë.

Armani ishte sinonim i stilit dhe elegancës moderne italiane.

Ai kombinonte talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar kompaninë që arriti të gjenerojë rreth 2.3 miliardë euro në vit.

Giorgio kishte qenë i sëmurë për ca kohë dhe u detyrua të hiqte dorë nga sfilatat e grupit të tij në Javën e Modës në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e tij të modës.

I njohur si “Re Giorgio” – Mbreti Giorgio – stilisti njihej për mbikëqyrjen e çdo detaji të koleksionit të tij dhe çdo aspekti të biznesit të tij, nga reklamat deri te rregullimi i flokëve të modeleve ndërsa ato shkonin në pistë.

Një dhomë funerali do të ngrihet të shtunën dhe të dielën në Milano, tha kompania, e më pas do të mbahet një funeral privat në një datë të paspecifikuar.