75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Gj Sh

Messi sot mund të luajë ndeshjen e tij të fundit ndonjëherë në Argjentinë!?

Argjentina sonte pas mesnate përballet me Venezuelën, në kualifikueset për Kasmpionatin Botëror 2026.

E kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Lionel Messin, pasi mund të jetë e fundit me kombëtaren, e luajtur ndonjëherë në Argjentinë, shkruan IndeksOnline.

38-vjeçari ka paralajmëruar pensionimin nga ”Albiceleste”, pas Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja e Argjentinës sonte pas mesnate luan ndeshjen e fundit para tifozëve vendas në kualifikuese, e rrjedhimisht do të ishte e fundit edhe për Lionel Messin./IndeksOnline/