KGJK-ja avancon tre gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin e panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Bazuar në raportin e komisionit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, anëtarët e KGJK-së aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve:
Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, Faton Ademi dhe Faton Bajrami, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës.
Mandati i këtyre gjyqtarëve do të fillojë nga data 1 tetor 2025./Indeksonline/