75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Z S

Nënë Tereza, zëri i heshtur që u bë frymëzim – presidentja e përkujton me nderim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar Nënë Terezën nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thotë se rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz.

E para e shtetit thotë ndërkaq se veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit dhe se ajo u dha zë të varfërve, të sëmurëve e të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza u dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si edhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot shënohet 28-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe 9-vjetori i shenjtërimit të saj./Indeksonline/