Kosova U21 merr një pikë ndaj Rumanisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka marr një pikë të rëndësishme në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
“Dardanët” e rinjë në ndeshjen e parë barazuan 0-0 si mysafire e Rumanisë, shkruan IndeksOnline.
Djelmoshat e Afrim Tovërlanit zhvilluan një ndeshje fantastike, ku në fund të talimit kanë mundur edhe të shënonin gol dhe të marrin tre pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova U21 e pret Spanjën U21, ndeshje e cila zhvillohet me 9 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/

