75 Mall Live Search
08:38 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / Gj Sh

Alcaraz e shkatërron Djokovicin, përballet me Sinner në finalen e US Open

Grand Slami i Tenisit, US Open po shkon drejt fundit, pasi janë mësuar edhe dy finalistët në kategorin e meshkujve.

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz e ka shkatërruar serbin, Novak Djokovic, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në sete, (6-4; 7-6; 6-2), shkruan IndeksOnline.

Ai në finale do të përballet me tenistin numër një në botë, Jannik Sinner.

Italiani në gjysëmfinale e mposhti tenistin nga Kanada, Felix Auger-Aliassime, me rezultat 3-1 në sete (6-1; 3-6; 6-3; 6-4(.

Finalja e madhe zhvillohet të dielen më 7 maj, më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/