75 Mall Live Search
08:40 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / L A

Ylli i Milanit vendos t’i bashkohet Dinamo Zagrebit, do të luaj përkrah Arbër Hoxhës

Dinamo Zagreb ka bërë përforcimin e madh në këtë afat kalimtar.

Klubi kroat, ka siguruar shërbimet e mesfushorit algjerian të Milanit, Ismael Bennacer.

Te Dinamo, ai do të luajë përkrah futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha.

Bennacer, do t’i bashkohet gjigantit kroat në formë huazimi me të drejtë blerje për 10 milionë euro, me Dinamon që do të mbulojë 40% të pagës së tij.

Algjeriani, numëron rreth 178 paraqitje me “Rossonerët”, ku ka arritur të fitonte “Scudetton” në vitin 2022 si dhe Superkupën Italiane sezonin e kaluar./IndeksOnline/