Kjo është kombëtarja e radhës që siguron biletën për në Botëror

Një kombëtare tjetër ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Dhe ajo është Maroku, e cila po ashtu është edhe kombëtarja e parë nga Afrika që siguron biletën pas fitores 5-0 ndaj Nigerit.

Golat në këtë ndeshje i shënoi Ounahi, El Kaabi, Igamane dhe Saibari që shënoi dy gola.
Maroku, kujtojmë se në Botërorin e kaluar kishte qenë surpriza e kompeticionit, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arriti gjysmëfinalen dhe eventualisht pozitën e 4-të./IndeksOnline/