75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / F.R

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, i dha ryshfet inspektorit farmaceutik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale të dhënies së ryshfetit. I dyshuari, pronar i një barnatoreje, ka tentuar t’i japë 100 euro ryshfet një inspektori farmaceutik gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes, ndërsa ndërhyrja është bërë menjëherë pas tentativës për dhënie ryshfeti.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.