75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / F.R

Vushtrri: Një person qëllohet me armë në oborrin e shtëpisë, policia nis hetimet

Një mashkull kosovar ka përfunduar në spital pasi është qëlluar me armë zjarri, derisa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, viktima ka dëgjuar një të shtënë armë dhe menjëherë më pas ka ndier një goditje në zonën e gjurit. Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar autorin dhe motivin e sulmit.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr të shtëpisë, ka dëgjuar një të shtënë e me pas ka ndier një goditje mbi gju. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/