Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e tij “Lule”, ka lënë të gjithë fansat e habitur.
Të gjitha postimet janë fshirë nga llogaritë e tij dhe, sipas bashkëpunëtorëve më të afërt, kontakti me të është ndërprerë plotësisht. As menaxhmenti nuk ka ndonjë përgjigje se çfarë po ndodh me këngëtarin.
Por Prive, si gjithmonë, nuk ndalet me kaq. Burimet e Prive tregojnë se arsyeja e kësaj “zhdukjeje” nuk është rastësi.
Thuhet se Bejta është në bisedime të avancuara për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 si banor.
Dhe ndërsa të gjithë po presin me kureshtje ta shohin Bejtën pa syzat e tij të famshme 24/7, brenda shtëpisë më të komentuar të momentit, ne po ju sjellim ekskluzivisht foton ku Bejta duket pa syzet e tij të famshme.
Shpresojmë që ai të marrë vendimin e duhur për karrierën dhe, pse jo, të kemi mundësinë ta shohim në një rol krejt ndryshe, në një sfidë ku nuk ka skenë, por kamera që nuk ndalen kurrë./Privebylibertaspahiu/