75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 07 Shtator 2025 / L A

Huijsen flet për atmosferën në kampin spanjoll: Lojtarët e Barcelonës më ngacmojnë, por do të flasim në “El Clasico”

Dean Huijsen po kalon një periudhë të mirë në futboll.

Pas transferimit të tij te Real Madridi, ai është ambientuar shpejtë në skuadrën e Xabi Alonsos, duke bërë paraqitje të mira në ndeshjet që i zhvilloi me “Los Blancos”.

Ai po ashtu është në grumbullim me Kombëtaren Spanjolle, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Huijsen, tregoi edhe atmosferën në kampin spanjoll, me bashkëlojtarët të cilët kanë ndarë mendimet rreth transferimit të tij te Reali.

“Në ekipin kombëtar, disa më thonë se kam bërë mirë që zgjodha Real Madridin”. Ndërkohë, lojtarët e Barçës më ngacmojnë, por do të flasim në El Clásico”, u shpreh Huijsen.

Huijsen, së bashku me “La Rojan”, do të përballet ndaj Turqisë së bashkëlojtarit të tij te Reali, Arda Guler me ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 20:45./IndeksOnline/