75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konjufca fton Prokurorinë të hetojë keqpërdorimin e miliona eurove

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes në seancën e sotme plenare ka folur për krimin e organizuar dhe keqpërdorimin e miliona eurove.

“Po flas për krimin që është i përzier me pushtetin, i cili bën shkelje të qëllimshme në mënyrë që Kosova të humb miliona euro. Na ka ndodh rasti i pasaportave, i Z mobile, i AXOS-it, dhe i fundit me Bectel Enka. Thaçi kishte nënshkruar një kontratë skandaloze, që e bëri Kosovën shtetin më të varfër me asfaltin me të shtrenjtë në botë”, ka thënë Konjufca, raporton Indeksonline.

Sipas tij, qeveria aktuale s’ka çka të bëj në këtë rast por vetëm po funksionon si arkëtar.

“Ministri paraprak po ia hedh përgjegjësinë ministrit aktual, por në fakt kjo i takon asaj të kaluarës. Është nënshkruar një kontratë me kushte rigoroze, Kosovës një muaj vonesë i kushton më 14 milionë euro. Janë paguar borxhet e viteve të kaluara por jo edhe ai i vitit 2017. Qeveritarët gabojnë askush s’jep përgjegjësi por populli duhet të paguaj. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetoj këtë rast sepse nuk bën ky krim të kaloj pa u hetuar”, ka thënë tutje Konjufca. /Indeksonline/