S’po bëhet rehat me skuadra, Andi Zeqiri pranë kalimit në një kampionat tjetër

Andi Zeqiri është pranë largimit nga kampionati belg.
Zeqiri, nuk gjendet në planet e Genkut dhe shumë shpejt do të bëhet me skuadër të re.
Ai pritet të vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Widzew Lodzit.
Aty ai do të gjejë bashkëlojtar shqiptarë si Dion Gallapeni, Juljan Shehu dhe Lindon Selahi.
Zeqiri, sezonin që lamë pas ishte në huazim te Standard Liege, ku bëri 26 paraqitje dhe shënoi 10 gola me gjigantin belg./IndeksOnline/