75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Burim

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Burgun e Hajvalisë

Një i burgosur ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, raporton IndksOnline.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndrruar jetën i paraburgosuri me inicialet L.S”, thuhet në njoftim.

Aty  thuhet se pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.

“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.  Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet në njoftim.

IndeksOnline mëson se burgosuri dyshohet se është vetëvrarë. /IndeksOnline/

Njoftimi i plotë: