75 Mall Live Search
07:46 / E Martë, 09 Shtator 2025 / AR

S’fshihet më! Ronela publikon foto me të dashurin misterioz

Ronela Hajati ka bërë hapin që fansat e saj prisnin prej kohësh.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar në rrjete sociale tri foto krah një mashkulli, duke konfirmuar në heshtje një lidhje të re dashurie, shkruan Indeksonline.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, Ronela duket e buzëqeshur dhe mjaft e afërt me partnerin, ndërsa ambienti relaksues ku janë shkrepur fotot lë të kuptohet se çifti po kalon momente të bukura.

Reagimet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me komente mbështetëse dhe urime për çiftin.

Ende nuk dihet se kush është partneri i ri i këngëtares, pasi ajo ka zgjedhur të mos e etiketojë duke e lenë më privat.

Pas një periudhe të gjatë në qendër të vëmendjes për karrierën muzikore, Ronela duket se ka vendosur të ndajë edhe një pjesë të jetës së saj personale me publikun. Dhe këtë herë, me më shumë dashuri se kurrë./Indeksonline/