75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 09 Shtator 2025 / L A

Zyrtare: Nottingham Foresti shkarkon Nuno Espirito Santon

Nottingham Foresti ka mbetur tashmë pa trajner.

Kjo pasi që skuadra angleze ka vendosur të shkarkojë portugezin, Nuno Espirito Santo.

Prishja e raporteve me hierarkinë e skuadrës, në veçanti me pronarin e klubit Evangelos Marinakis, ndikoi në këtë vendim.

Tashmë Foresti është në kërkim të zëvëndësuesit të tij.

Espirito Santo, ishte trajner i Forestit që nga sezoni 2023/24 ku ndihmoi 2 herë kampionët e Evropës të shmangnin rënien në “Championship”.

Mirëpo sezonin e kaluar bëri mrekullinë duke kualifikuar Nottingham Forestin në garat evropiane, për herë të parë pas 29 vitesh./IndeksOnline/