Faton Bislimi publikon platformën “Kosova e Para”, misioni i së cilës është Kosova shtet i asociuar zyrtarisht me SHBA-të

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovësm Faton Bislimi i njohur për angazhimin e tij për çështjen e Kosovës në SHBA, ka publikuar platformën Kosova e Para, misioni i së cilës është promovimi i interesit kombëtar mbi partiak si dhe rritja e unitetit qytetar përballë ndasive politike.
Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se Kosova e Para angazhohet për ta bërë Kosovës shtet të asociuar zyrtarisht me SHBA-të.
“Ka më shumë se dy dekada që e jam angazhur për çështjen e Kosovës në zemër të vendimmarrjes amerikane — në Kongresin e SHBA-ve, në qarqet akademike më prestigjioze, dhe në tryeza ku është shkruar fati ynë politik. Ajo që ka qenë gjithmonë e qartë për mua — dhe për çdo mik të Kosovës atje — është se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara nuk është thjesht një partneritet politik, por një lidhje ekzistenciale për vetë shtetin tonë”, ka thënë ndër të tjera ai.