75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 09 Shtator 2025 / L A

Fenerbahçe gjen zëvëndësuesin e Mourinhos

Fenerbahçe ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Arsyeja e kësaj ishte eliminimi në play-off të Ligës së Kampionëve nga Benfica, e cila ishte fatale për të.

Mirëpo gjiganti turk nuk do të pres gjatë për një zëvëndësues, pasi që e ka gjetur pasardhësin e tij.

Sipas mediave turke, nënkampioni turk pritet që të zyrtarizojë italiano-gjermanin, Domenico Tedesco.

Tedesco, nuk është një emër i panjohur në futboll, pasi që ka menaxhuar skuadra të mëdha si Schalke, RB Leipzig dhe së fundi te Kombëtarja e Belgjikës./IndeksOnline/