Platforma për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Për të lehtësuar procesin e regjistirmit, KQZ ka funksionalizuar platfomën elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org, e cila do të jetë e qasshme deri më 7 tetor 2025.
Për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.
Procesi i regjistrimit dhe evidentimit ka filluar për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione, regjistrimi do të fillojë më 15 shtator.