75 Mall Live Search
22:44 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

Asllani bartë mbi supe fitorën e Shqipërisë

Kristjan Asllani është kryefjala e ndeshjes së sontme mes Shqipërisë dhe Letonisë.

Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 25-të, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse me të nisur ndeshja pësoi një lëndim të lehtë, Asllani vendosi të vazhdojë lojën duke i siguruar jo më pak se tri pikë Kombëtares shqiptare.

Nikoqirëve s’iu munguan rastet, sidomos ai i pastri i kapitenit Berat Gjimshiti, por goli nuk u gjet më.

Edhe kampi letonez pati mundësi të barazojë rezultatin por, për fatin e mirë të Shqipërisë, nuk realizoi.

Shqipëri tani gjendet në pozitën e dytë të Grupit K, teksa Letonia në të 4-tin./IndeksOnline/