75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Burim

Anglia luan tezesh me Serbinë në Beograd, e “fut në kafaz”

Anglia i ka dhënë leksion futbolli Serbisë në ndeshjen e grupit K. Hiç më pak se 0-5 arriti fitore përfaqësuesja e drejtuar nga Tuchel.

Kane dhe Madueke realizuan për dy golat në pjesën e parë.

Radha për gola iu erdhi edhe dy mbrojtësve, Konsa e Guehi të cilët ishin më efikas se sa komplet sulmi serb.

“Peshën në kajmak” e kompletoi Rashford nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes.

Sfida në Beograd u luajt nën ofendimet e vazhdueshme serbe për të cilat UEFA shpejt pritet të jap një verdikt të ri.

Anglia është lidere e grupit me 15 pikë duke mos pranuar asnjë gol nga pesë ndeshjet e para./Indeksonline/