Sofia Vergara shihet bashkë me një biznesmen, është 14 vjet më i ri se ajo

Sofia Vergara është rikthyer në vëmendjen e publikut pas divorcit të saj . Aktorja u pa me Douglas Chabbott teksa po largoheshin nga një koncert i Oasis në Pasadena.
Ata ecnin krah për krah dhe dukeshin të relaksuar, vetëm një nga një seri daljesh që sugjerojnë një lidhje të ngushtë midis aktores dhe biznesmenit.
Gjatë verës, Chabbott ishte pranë Vergarës në festën e saj të ditëlindjes në Nammos të Sardenjës.

Chabbott është i diplomuar në Babson College dhe është i njohur në qarqet e Hollivudit.
Për Vergarën, kjo lidhje e mundshme vjen pas një romance të shkurtër me kirurgun ortoped Justin Saliman , e cila pasoi divorcin e saj nga Manganiello në vitin 2024./Indeksonline/